![Aksion i madh kundër fajdeve në Prishtinë, Podujevë e Vushtrri](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/05/09FAF3D0-8C74-449E-9E7D-F2F985B6BD22.jpeg)
Njësia e Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj sot është duke zhvilluar një aksion kundër fajdeve. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka dhënë detaje për Express.
Ai tha se aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri.
“Mundem me ua konfirmu që janë duke u kryer disa bastisje në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri. Për momentin ende është duke vazhdu bastistja. Në momentin që përfundojnë do t’iu njoftojmë”, tha ai.
Jashari u pyet edhe nëse ka të arrestuar, mirëpo refuzoi të tregojë