![Kryetari i Gjilanit thotë se ministri Murati, nuk i’a hap telefonin](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/05/5627A35A-8EC1-4AF7-B692-E2F7866172C0.jpeg)
Ministri i Financave, Hekuran Murati, është shndërruar në një person jo aq të dashur për kryetarët e komunave që vijnë nga partitë opozitare. Por, duket se ai nuk ka komunikim të rregullt as me kryetarët e komunave që vijnë nga partia në pushtet, Vetëvendosja.
Së fundi, siç transmeton Ekonomia Online, Hyseni “e ka pranuar” se ka probleme në komunikim me ministrin Hekuran Murati.
Ai ka thënë që ka raste kur ministër Murati nuk ia çelë telefonin.
“Ndodh që nuk na e hapë telefonin edhe neve; nuk është komunikimi i atillë edhe çfarë mund të pretendohet. Nuk jemi në një linjë të komunikimit për 24 orë, mund të themi kështu. Kemi shumë probleme dhe shumë telashe,” – u shpreh z. Hyseni.
Nacionale nuk ka mundur ta kuptojë më gjerësisht kontesktin në të cilin Hyseni po thoshte këto fjalë: për t’u shfajësuar para kryetarëve tjerë të komunave se mund të ishte më i favorizuar, meqë ishte nga VV apo po e fajësonte përnjëmend Muratin?
Çka tha tjetër?
Ai e përmendi edhe një shembull.
“Për shembull mua në Gjilan më ka ndodhur që një herë ose dy mu kanë mbyllur xhirollogaritë bankare për shkak të borxheve dhe për këtë punë s’ka mund të më bëjë zgjidhje as ministri, as askush.”
“Unë e kuptoj ministrin nëse ndonjëherë nuk e hapë telefonin. Por, problemet e komunikimit ekzistojnë edhe ndërmjet kryetarit e qytetarëve, por edhe ndërmjet kryetarit e ministrave,” – vazhdoi tutje ai.
Kujtojmë që sot kryeministri Kurti ka mbajtur një takim me kryetarët e Komunave, pak ditë para se të deklaronte se komunat po përdoreshin edhe për të bërë opozitë kundër tij.