970×90
970×90
970×90
970×90

Sensori për detektimit për rrëzim në Apple Watch i shpëton jetën një gruaje

Sensori për detektimit për rrëzim në Apple Watch i shpëton jetën një gruaje

Zakonisht, kur shkruajmë për Apple Watch që shpëton një jetë, po flasim për monitorin e rrahjeve të zemrës, veçorinë EKG ose monitorin SP02 që mat normën e oksigjenit në gjak të një personi.

Por sipas përdoruesit të Reddit “xanderpy”, veçoria e Apple Watch e kredituar për shpëtimin e jetës së nënës së tij ishte sensori për detektimin e rëzimit.

Kjo veçori zbulon kur një person që mban një Apple Watch ka pësuar një rënie të rëndë dhe nëse nuk ka përgjigje nga përdoruesi, thirret ndihma e urgjencës, raporton Phone Arena, përcjell Telegrafi.

The fall detection feature on the Apple Watch saves a life - Fall detection on the Apple Watch refused to let a woman die

Përdoruesi i Reddit shpjegoi se si nëna e tij ishte në një hotel në një udhëtim pune kur një dhimbje në gjoks e shqetësoi. Ajo më pas u rrëzua, me fytyrë në dyshemenë e dhomës së hotelit.

Një bashkëpunëtore rrugës për në dhomën e saj e gjeti atë dhe kur bashkëpunëtori thirri shërbimet emergjente, asaj iu tha se ndihma e urgjencës ishte thirrur tashmë.

Siç doli, ishte Apple Watch të cilën nëna e “Redditor-it” e kishte vendosur në dorë kërkoi ndihmë pasi ajo ishte rrëzuar dhe nuk zbuloi asnjë lëvizje.

Falë veçorisë së detektimi të rëzimit së Apple Watch, nëna e përdoruesit të Reddit i mbijetoi diçkaje që është “zakonisht fatale”. /Telegrafi/

Related posts