Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në varrezat e qytetit në Arbëri.
Ata janë tubuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fadil Vokrrit.
Në varrim janë të pranishëm zyrtarë të FIFA-s, krerë shtetëror të vendit si dhe i gjithë komuniteti sportiv.
Kurora lulesh në varrin e Vokrrit kanë vënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kurora lulesh kane vënë edhe zyrtarë të FIFAS dhe FFK-se, i pikëlluar aty është pare edhe futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Valon Berisha si dhe portieri, Saimir Ujkani.