![Grabitje e armatosur në Prishtinë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/05/85CAAFE5-9096-441D-8608-F2D0E41DBC6D.jpeg)
Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak çasteve në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, raporton IndeksOnline.
Grabitja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” ndërsa aktualisht vendi i ngjarjes është i rrethuar me shirita të policisë.
![](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/05/538F7EAB-E39F-4BD4-824E-2DACBD47C07D-150x300.gif)
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor të cilët po merren me rastin ndërsa raportohet se i dyshuari pasi ka grabitur paratë ka ikur në drejtim të panjohur.
IndeksOnline ka pyetur policinë në lidhje me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.