![Vrasje me armë zjarri në Shkodër, autori ekzekuton viktimën në banesë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/03/148451BB-D3B4-4DD7-A4CA-B3AEDB9C0A8E.jpeg)
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Si pasojë, raportohet se ka ndërruar jetë shtetasi, P.V., rreth 50 -vjeç.
Autori i vrasjes është futur në pallat, ka hyrë në shtëpinë e viktimës dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima prej një muaji ishte kthyer nga Anglia. Në momentin e ngjarjes, viktima ka qenë i vetëm në shtëpi.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes.