Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka takuar Lindon Rudakun, fermer nga fshati Poliçkë e Kamenicës.
Sipas Pecit, Lindoni ka lënë Londrën pas 15 për t’u kthyer në Kosovë dhe për të investuar.
I pari i Bujqësisë ka bërë të ditur se Lindoni ka në pronësi e tij pularinë e cila numëron më shumë se 6 mijë pula.
Tutje Peci ka inkurajuar të rinjtë që të ndjekin shembullin e Lidonit.
Postimi i plotë:
Lindon Rudaku nga fshati Poliçkë i Komunës së Kamenicës, la Londrën pas 15 viteve dhe u kthye për të investuar në vendlindje e të parëve të tij.
Ai ka në pronësi të tij pularinë e cila numëron më shumë se 6000 pula.
Ne e përkrahim këtë sektor përmes pagesave direkte / subvencioneve për herë të parë këtë vit dhe njëherit përmes Programit për Zhvillim Rural / Granteve.
Sektori i pularisë, është një sektor me potencial për zhvillim ekonomik, gjë që edhe kthimi i Lindonit për të investuar pikërisht këtu na e dëshmon këtë.
Tek Lindoni pashë një punëtor pasionant dhe krenar për veprimtarinë e tij, andaj i ikurajoj të gjithë të rinjtë që ta ndjekin shembullim e tij.