Policia e Korçës ka proceduar penalisht një person i cili ka marrë peng në zyrën e saj një avokate.
Kjo avokate e përfaqësonte personin në disa procese gjyqësore për pronat.
Avokatja është kërcënuar nga klienti i saj me një armë sportive (pistoletë pneumatike).
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.