970×90
970×90

Reshje bore në prill, mbulohet Prevalla dhe Dragashi

Reshje bore në prill, mbulohet Prevalla dhe Dragashi

Reshje shiu, dhe ulje të temperaturave si në vise të ulëta dhe ato malore po e karakterizon motin mëngjesin e sotëm në Kosovë.

Mirëpo, në viset malore temperaturat pësuan ulje të ndjeshme duke u favorizuar edhe me reshje të borës.

Sipas disa fotografive të siguruara në faqen MeteoBallkan, reshje të dendura bore pati në Prevallë dhe Dragash, ku u krijuan edhe shtresa bore.

Reshje bore në bjeshkët e Maqitevës

Mirëpo, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

IHK njofton se në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Reshje bore në Dragash

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

Related posts