970×90
970×90
970×90
970×90

Radojçiç: S’do të lejojmë që të qeverisin ata që kanë 1%

Radojçiç: S’do të lejojmë që të qeverisin ata që kanë 1%

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç, në të njëjtën kohë i sanksionuari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në katër komunat në Veri të Kosovës.

Përmes një njoftimi zyrtar, ai tha se “atyre që mendojnë se me një apo dy për qind vota mund të udhëheqin komunat në veri, më duhet të them se populli serb kurrë nuk do t’i lejojë ta bëjnë atë gjë”.

‘Në emër të Listës Serbe dhe emirn tim personal, dua të shpreh një falënderim të madh për bashkëvendësit e mi nga Leposaviqi, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku se kush e di sa herë është dëshmuar atdhedashuri, dinjitet, nder dhe unitet”, tha ai.

Ndërkaq, i sanksionuari i ShBA-së potencoi se “neve na takon që së bashku me shtetin tonë Serbinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiç të vazhdojmë luftën për ruajtjen e paqes dhe të drejtave të serbëve për të jetuar vetë”.

‘Shpresoj që të gjithë ta kenë kuptuar mirë mesazhin e qartë që populli serb nga veriu i Kosovës ua ka dërguar sot”, tha ai.

‘Rroftë Serbia!”, përfundoi ai.

Ndryshe, në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në katër komunat në Veri të Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës i kanë fituar nga dy komuna në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën këtëtë të diele.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq do jetë kryetar i Mitrovicës së Veriut, pasi ka marrë 519 vota apo 66.5 për qind, derisa pas tij është renditur ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Taulant Kelmendi, me186 vota apo 23.8 për qind dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica me 75 vota apo 9.6 për qind.

Edhe në komunën e Leposaviqit, Lulzim Hetimi i LV-së doli i pari në garën për kryetar. Ky i fundit numëroi 100 vota apo 73.5 për qind, ndërsa Albulena Behluli-Hetemi e PDK-së pati 34 vota apo 25 për qind. Ndërsa Aleksandër Jabllanoviç, edhe pse u tërhoq nga gara, mori dy vota.

Ndërkohë, PDK-ja do të udhëheqë me Zubin-Potokun. Kandidati i saj, Izmir Zeqiri, fitoi ngushtë ndaj kandidatit të VV-së, Flatron Hasani. Zeqiri mori 196 vota apo 52.1 për qind, kurse Hasani pati 180 vota apo 47.9 për qind.

Sipas KQZ-së, PDK-ja do ta ketë kryetarin e komunës edhe në Zveçan.

Ilir Peci mori 114 vota apo 60 për qind, ndërsa Fetah Peci i VV-së mori 71 vota apo 37.4 për qind. Sllagjana Pantoviq mori pesë vota apo 2.6 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin.Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

Related posts