Pronari i Hotel International Prishtina, Bajram Krasniqi ka përjetuar me emocion vdekjen e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri pikërisht në ditëlindjen e tij. Ai, ka shkruar vargje emocionuese në profilin e tij në Facebook.
Ditelindje me lot???
Papritmas humba shokun tim te dashur te paharruar Fadil Vokrrin
Ishte kenaqesi te jesh shok me nji njeri i cili i dha futbollit te Kosoves te gjitha qe i ka.
Kemi kaluar kohet me te bukura bashke ne Zvicerr ne Kosove te cilat kurr si harroj, vetem purot Romeo e Julietta se di me kend do ti pije tani.
Do te me mungosh tere jeten Kavaleri i Kosoves.
Ka shruar Krasniqi, transmeton Gazeta Projekti