![Vehbi Kajtazi: Islamin politik e konsideroj armik të Kosovës, menjëherë pas Serbisë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/7F340C18-9062-4AB2-A69A-9A91C6E1954B.png)
Vehbi Kajtazi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar debatin mbi fenë, që u ndez ditëve të fundit pas sulmit fizik ndaj analistit tjetër, Valon Syla, e deklaratave të çuditshme të hoxhë Mazllam Mazllamit, i cili e përdhosi flamurin kombëtar, duke e quajtur “leckë”.
Ai ka thënë se sot ekstremizmi fetar dhe islami politik po trajtohet si shoë.
Tutje, ai ka shkruar se e konsideron islamin politik si “armik të Kosovës, menjëherë pas Serbisë”.
“Islamin politik e konsideroj armik te Kosoves, menjehere pas Serbise. Individ me ndikim, fondacione te dyshimta, “biznese hallall” jane duke u grupuar rreth nje frime per themelimin e nje levizje politike islamike e cila ka qellim ta godas shtetin e Kosoves, demokracine e saj dhe rendin kushtetues ne kurriz.” – shkroi Kajtazi.