![Bill Clintoni i kishte dhënë post të rëndësishëm -kush është avokati i ri i Thaçit?](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/154C30E7-6BF6-46C4-B4EE-66121E74CD06-scaled.jpeg)
Ekipit të avokatëve mbrojtës të ish-presidentit Thaçi i është bashkuar një emër i madh i lidhur po ashtu me lirinë e Kosovës.
Bëhet fjalë për Joe R. Reederin. Kush është ai? Njoftimi për aprovimin e kërkesës që Reederi të ishte pjesë e ekipit mbrojtës ishte dhënë qysh më datën 13 prill.
Sidoqoftë, ajo që lë përshtypje është karriera e bujshme – madje edhe larg avokatisë – e amerikanit 75-vjeçar.Kush është Xhoja?
Reederi është i lindur më 28 nëntor të vitit 1947 në Tacoma të Washingtonit.
Ai ishte bërë pjesë e ushtrisë amerikane qysh në vitin 1970, duke marrë edhe rangun e majorit.
Por, pjesa e rëndësishme ka të bëjë me punën e tij nën administratën e Bill Clintonit.
![](https://paparaci.com/ads/www/images/ffeabc6fac184f9d1d551d0eea6a2955.png)
Në vitin 1993, presidenti i asokohshëm amerikan Clinton kishte nominuar Reederin Nënsekretar të Ushtrisë. Këtë detyrë, ai do ta ushtronte nga 24 nëntori 1993 e deri më 12 nëntor të vitit 1997.
Si Nënsekretar, ai ishte përgjegjës për planifikimet e veprimeve me rreze të gjatë, kërkesave materiale, gatishmërisë, pakësimit të infrastrukturës dhe menaxhimit financiar në Ushtrinë e ShBA-ve.
Ai po ashtu mbikëqyri çështjet ndërkombëtare të Ushtrisë, veçanërisht ato që lidheshin me NATO-n, Panamanë dhe Amerikën latine.
Pas punës së tij në administratën e Bill Clinton, që më pas do të ndihmonte në çlirimin e Kosovës, Reederi u rikthye që të punonte në firmat e avokatisë ku kishte punuar dikur.
Kujtojmë se gjykimi ndaj ish-presidentit Thaçi dhe tre ish-krerëve tjerë të UÇK-së ka nisur në Hagë prej datës 4 prill.
Një seancë ku ka dëshmuar një ish-anëtar i UÇK-së dhe LDK-së është mbajtur edhe sot.Ekipi mbrojtës i Thaçit kryesohet nga Gregory Keohe dhe Luka Mishetiq