970×90
970×90

Vetëvendosje në Junik ngrit qështjen e ujit të pijes në Lagjen Agim Ramadani, ministrja thotë se nuk ka ankesë nga Komuna e Junikut

Vetëvendosje në Junik ngrit qështjen e ujit të pijes në Lagjen Agim Ramadani, ministrja thotë se nuk ka ankesë nga Komuna e Junikut

 

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Junik, Jetmir Tofaj ka njoftuar se kanë adresuar në nivelin qendror çështjen e ujit të pijes në lagjen “Agim Ramadani”. Kjo çështje u diskutua edhe sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku deputeti Agon Batusha nga LVV, i drejtoi pyetjen parlamentare  ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli në lidhje me lagjen “Agim Ramadani” në Junik, e cila furnizohet me ujë nga burimi i quajtur ‘Shkozë”. 

Deputeti tha se ky ujë është i një cilësie jo të mirë krahasuar me ujin me të cilin furnizohet pjesa tjetër e komunës së Junikut  dhe pas ndonjë vërshimi qoftë edhe i lehtë, turbllohet ku si për rrjedhojë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë, banorët janë rekomanduar që ta vlojnë ujin para përdorimit.

Deputeti tha se pjesë të tjera të Junikut furnizohen me ujë më të mirë  kurse lidhja e kësaj lagjjeje me pjesë të tjera për furnizim me ujë, ka qenë premtim elektoral i fushatës zgjedhore komunale, por i pa realizuar.

Poashtu, z.Batusha potencoi se duke parë papërgjegjëshmërinë e nivelit komunal për këtë problem, kërkon të dijë nga ministrja se cila është mundësia që ky problem të zgjidhet nëpërmjet Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidro Drini”.

Nga ana e saj, ministrja Rizvanolli tha se kjo çështje është adresuar me manaxhmentin e lartë të KRU “Hidro-Drini”, por këta të fundit kanë deklaruar se nuk kanë pranuar ndonjnë ankesë zyrtare për cilësinë e ujit në lagjen “Agim Ramadani” në Junik.

“Megjithatë, ‘Hidro-Drini’ ka paraparë për vitin 2023, buxhet në vlerë prej 83 mijë euro për rehabilitimin e ujësjellësit në tri komuna, Istog, Klinë e Junik”, tha ministrja Rizvanolli.

Sipas saj, tenderi parashihet të hapet me 1 qershor dhe aty parashihet edhe rehabilitimi i ujësjellësit për lagjen “Agim Ramadani” në Junik.  

Related posts