![Kristi president, Luizi kryeministër, shpallet qeveria e Big Brother VIP](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/345A72FA-1BF8-4CB3-BE1C-06FFA17DB207.jpeg)
Banorët votuan sot për qeverinë e Big Brother, ndërsa rezultati final u shfaq në monitor. Kristi u zgjodh President, Luizi u zgjodh kryeministër, Efi kryetare e Parlamentit, Elvisi ministër i drejtësisë, Qetsori ministër i brendshëm, Jori avokate e popullit, ndërsa Dea, Bledi, Keisi, Kiara dhe Nita janë populli, të cilët do adresojnë problematikat e tyre.
Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh futi edhe Kushtetutën, në të cilën shpjegohen edhe rregullat për secilin zyrtar, për sovranitetin që i përket popullit, si dhe shpejgohen disa rregulla të rëndësishme për mbarëvajtjen e programit.
Banorëve u dhanë edhe disa tema që mund të trajtonin me njëri-tjetrin.