![Raportohet se është sulmuar gazetari Valon Syla](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/4E15ADE7-2D49-4462-B595-17F1631A6AEA.jpeg)
Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.
Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.
Siç kupton Express, tre persona e kanë përcjell Sylën deri te Bregu i Diellit.
Sulmi ndaj tij ka ndodhur para lokalit të quajtur “Image”.