![Bekë Berisha i reagon Gecit pasi përmendi babanë e Hashim Thaçit: E ka djalin në burg](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/D1ABA42E-A776-4834-A753-834242BBF167.jpeg)
Berisha tha se nuk bën të lejohet ofendimi i një të moshuari që e ka djalin në burg, si dhe kritikoi edhe PDK-në, që s’i reagoi deputetes së LDK-së.
“Këtu po fyhen edhe qytetarë jashtë këtij kuvendi, më së shumti ish dashtë të reagojë edhe PDK-ja po ata s’po reagojnë”, tha fillimisht Berisha.
“Është ofendu një qytetar, një plak i cili i ka hallet e veta e që është duke nejt në shtëpi të vet, por për shkak të parimeve më duhet me reagu unë se qashtu e ndjejë. Nuk ka nevojë me depërtua amiqësitë dhe pallavrat e rrugës edhe me ardhë këtu, e sidomos për një plak që e ka djalin në burg.”
Berisha ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konkufca që të mos tolerojë ofendime e sidomos ndaj personave që s’janë aty.
“Të lus me të vërtetë me mbajtë njëfarë rendi këtu se të takon”, ka thënë Berisha.