Me ligjin e festave zyrtare në Kosovë datat 10 dhe 11 prill janë ditë pushimi, shkruan Gazeta Projekti.
Ky lajm është bërë publikë me anë të një njoftimi zyrtarë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, por ndryshe po mendon Ministri e Arsimit të cilët i kanë njoftuar institicionet shkollore se data 11 Prill do të jetë ditë pune. Gazeta Projekti ka siguruar edhe dokumentin në fjalë.
Kujtojmë se Festat zyrtare të Republikës së Kosovës, disa herë kanë qenë debat në vend, pasi për disa nga njohësit ato janë të shpeshta. Një tjetër element i diskutueshëm është fakti se zyrtarët shtetëror shpeshherë pushojnë edhe kur festa nuk bie në ditën përkatëse, duke e lidhur atë me ditë pune.