![Avokatja e Krasniqit: Krasniqit iu gjetën dokumente në shtëpi sepse ai është historian dhe shkrimtar – s’janë të shkruara nga ai](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/FD2E2288-FB37-4416-8714-F9AE2947AC06.jpeg)
Mbrojtja e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në ditën e tretë të gjykimit në Gjykatën Speciale, ka mbrojtur Krasniqin rreth dokumenteve dhe komunikatave që i janë gjetur atij në shtëpi nga hetuesit.
Për mbrojtjen, prokuroria “ka dështuar për të provuar diçka në rastin e Krasniqit”, prandaj “ai nuk do të duhej të akuzohej fare”.
“Gabimi i parë, prokuroria qëllimisht e keq përfaqëson rolin e Krasniqit. Krasniqi ishte zëdhënës, ai nuk kishte rol para asaj kohe. Zëdhënësit nuk përshihen në çështje operacionale”, tha avokatja e Krasniqit.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/04/at.jpg)
“Ju do të dëgjoni dëshmitarë të flasin për strukturën e UÇK-së dhe disa prej tyre dinë vetëm thashetheme”, pohoi ajo, derisa kaloi te argumenti i dokumenteve të gjetur në shtëpinë e Krasniqit.
“Nëse dokumentet janë gjetur te Krasniqi kjo nuk vërteton se Krasniqi është autor i këtyre dokumenteve. Gjetja e këtyre dokumenteve nuk i bën ato autentike po ashtu”.
“Krasniqi është shkrimtar dhe historian. Ai mbledh materiale për librat e tij të shumta. Ai ka mbledhur dhe ka koleksion të dokumenteve. I takon prokurorisë të hetojë kur janë shkruar ato dokumente dhe për çfarë qëllimi”.