970×90
970×90

Thaçi nga Haga: Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, ishin të përcaktuar për paqe. Lufta iu imponua

Thaçi nga Haga: Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, ishin të përcaktuar për paqe. Lufta iu imponua

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij para Gjykatës Speciale, ka thënë se është i pafajshëm për të gjitha akuzat, dhe se është gati të përballet me një sfidë të re.

Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deklaroi se rruga për liri ishte e gjatë dhe e vështirë dhe se çmimi ishte i lartë.

“Të nderuar gjykatës. Faleminderit për mundësinë që t’iu drejtohem shkurt. Sot ne jemi duke nisur një rrugëtim së bashku, rrugëtim drejt së vërtetës dhe drejtësisë. E vërteta dhe drejtësia janë parime të çmuara për mua, ato janë gurthemeli i të gjitha demokracive dhe themeli i paqes. Më lejoni të shfrytëzo jkëttë moment për të thënë se ndiej keqardhje për të gjitha viktimat e kësaj lufte pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo politike. Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padreejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Jam gati të përballem me këtë sfidë të re, dhe të kem suskes për familjen time, popullin tim e vendin tim. Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe e vështirë, isha student në Zvicër kur u masakrua familja Jashari në mars të vitit 1998. Si shumë shqiptarë nga diaspora edhe unë u ktheva për të ndihmuar vendin tim dhe iu bashkova rezistencës për liri në Kosovë. Kushdo që të ishte në vendin tonë do të kishte bërë të njëjtën gjë kur t’iu hiqej liria. UÇK-ja përbëhej nga njerëz të thjeshtë, vullnetarë, që përpiqnin të mbronin shtëpinë, e vendbanimet e tyre. Ata luftuan dhe shumë vdiqën trima ehero. Ky ishte çmimi i lirisë. Mijëra familje humbën të dashurit e tyre. Me qindra masakra të kryera nga Serbia. Kundërshtarët tanë ishin Ushtria, Policia dhe paramilitarët serbë të kalitur në fushatat e tyre në Bosnje. Si rezistenca paqësore ashtu edhe ajo e armatosur, kishin të njëjtin synimn: lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovës. Dhe pa atë rezistencë sot Kosova nuk do të ekzistonte fare.” – ka thënë ai.

Thaçi, tutje u shpreh si vijon: “Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, ishin të përcaktuar për paqe. Lufta iu imponua. Ata bënë aq që do të bënte cdo popull liridashës për të mbrojtur vedin e tyre. Ne Kosova ishim në anën e drejtë të historisë”.

Tutje, ai deklaroi se është i lumtur që populi i Kosovës jeton i lirë e i pavarur, derisa theksoi se “realiteti po ngatërrohet me opinione e agjenda të ndryshme”.

“Sot jam i lumtur që populli i Kosovës jeton i lirë i pavarur dhe me të drejta të barabarta me të gjithë qytetarët e saj. Kosova është rrëfim suksesi. Gjatë këtij gjykimi do të udhëtojmë prapa në kohë tek ngjarjet që kanë ndodhur 25 vjet më parë. U kërkoj të gjithëve të keni parasysh se mbamendja 25 vjet më parë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opinione e agjenda të ndryshme. Spekulimet po shndërrohen në fakte. Gjithashtu emocionet motivet apo mllefet politike të secilit do akter politik nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Kjo vlen edhe për disa botime apo opinione të pasluftës, të ekzargjeruara apo të përshtatuara të akterëve të ndryshëm të luftës. Si ën çdo shoqëri demokratike edhe tek ne jo cdo bashkëluftërarë ka qenë edhe bashkudhëtarë apo bashkëmendimtarë në proceset politike të pasluftës.” – ka thënë ai.

Po ashtu, ish-presidenti tha se jo në pak raste, ambicia, interest politike e egoja personale, tejkaluan të vërtetën për rrëfimin e UÇK-së dhe historisë së Kosovës.

“Në raste jo të pakta, ambicia, interesa politike, egoja personale, tejkaloi të vërtetën për rrëfimin e UÇK-së dhe historisë së Kosovës. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë. Por kemi dëshmi historike të regjistruara në atë kohë. Duhet të kthehemi tek ato dëshmi sepse aty do të zbulohet e vërteta.” – tha ai.

Thaçi përmendi edhe figurat e njohura Madeleine Albright, Robik Cook, Dohle, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani e Adem Demaqi, për të cilat tha se i vjen keq që nuk e kanë mundësinë të dëshmojnë në gjykatë.

“Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi të dëgjojmë në këtë gjykatë dëshmitë e sekretare Albright, sekretarit të jashtëm Robin Cook, senatorit Dohle, ambasadorit Hoolbroke, të presidentit Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Aganit, Adem Demaqit e liderëve të tjerë.” – tha ai.

Related posts