![Drenicasit edhe në Hagë mbështeten çlirimtarët](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/628D5D80-9A9B-46A3-8312-497ACE19D6B5.jpeg)
Mijëra qytetarë nga Kosova dhe diaspora sot janë mbledhur më sheshin Laan van Reagan en Gorbatsjov në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Në mbështetje të kësaj proteste kishin dalë edhe shumë bashkëatdhetarë nga Drenica.
Në mesin e protestuesve ishin edhe mergimtarët e legjes Koci nga fshati Polac i komunës së Skenderajit. Ata kishin ardhur nga Gjermani dhe Belgjika për të protestuar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Protestës i ishte bashkuar edhe plaku 82-vjeçar Hashim Koca. Bashkë me te në protestë ishin edhe kushërinjtë Fadil Koca(kryetar i nëndegës së PDK-së në Rosenheim), Zeqir Koca, Bashkim Koca, Fitim Koca dhe Besim Koca.