
Prokurori Alex Whiting gjatë fjalës së tij në gjykimin e sotëm e ka rënduar në mënyrë specifike ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi. Qysh ndodhi ky rëndim?
Whiting deklaroi se kishte prova që rolet e udhëheqësve të UÇK-së kishin “mbështetur” dhe “zbatuar” një politikë që i vinte në shënjestër persona që etiketoheshin si kolaboracionistë (të Serbisë) dhe persona që kundërshtonin UÇK-në.
Por, kush ishin këta persona që percpeptoheshin si kundërshtarë politikë?
Sipas u.d. të Prokurorit të Specializuar Whiting, ishin “persona të lidhur me LDK-në dhe persona me përkatësi etnike serbe apo rome.”
E pse ishin kryer këto krime sipas Prokurorit të Specializuar në Hagë? Shkaku se po luftonin për pushtet por mund të ishte “edhe nga frika”.
“Frika se mos kauza e tyre do të zhbëhej apo minohej…” – tha z. Whiting.
Qysh u godit Thaçi?
Sipas Prokurorit Whiting, Thaçi kishte dhënë disa herë fshehurazi dëshmi në Hagë. Dhe madje, ai edhe i kishte ndërruar deklarimet e tij.
“Thaçi erdhi disa herë në Hagë fshehurazi për të dhënë dëshmi. Disa herë ai mohoi rolin e tij gjatë luftës: pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998, dhe pas kësaj date ekzistonte vetëm në letër. Ai mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat që paraqiten në këtë gjykim tregojnë se këto pretendime ishin të rreme. Ato bien ndesh me deklaratat që Thaçi ka dhënë më herët dhe nga provat e shumta që do të paraqiten në këtë gjykim.” – u shpreh z. Whitning.