970×90
970×90

Arrestimi i të dyshuarit për djegien e veturave në veri – Policia del me njoftim

Arrestimi i të dyshuarit për djegien e veturave në veri – Policia del me njoftim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e të dyshuarit për djegien e tri veturave në Veri.

Gazeta Express raportoi më parë se i dyshuari i arrestuar është duke u sjell në Prishtinë.

I dyshuari i arrestuar është M.B, i nacionalitetit serb, 36-vjeçar.

Po ashtu, M.B dyshohet se është i përfshirë në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njesisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policorë kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Komunikata and plotë and Policisë:

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar, parandalimit të veprave kriminale dhe arrestimit të kryerësve të veprave penale, ka arrestuar një person të dyshuar, i cili kërkohej mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në disa vepra penale.

Arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar i nacionalitetit serb (M. B. 1987), është kryer sot rreth orës 17:00, pas hetimeve intenzive të kryera nga njësitet relevante policore.

Personi i dyshuar, tanimë i arrestuar dyshohej për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njesisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policor kishin pësuar plagë

Lidhur me këtë rast kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të p

I njejti, gjithashtu është i dyshuar edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin regjistruar në targa të Republikës së Kosovës. Të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Related posts