
Luizi ka luajtur shpesh me besimin e banorëve ndaj dhe deklaratat e tij shihen me dyshime.
“Big Brother” ka realizuar një lojë ku banorët duhet të rrëfenin sekrete në dhomën e rrëfimit dhe më pas do zbulonin kujt i përksinin.
Mes tyre më shumë ka marrë vëmendje Luizi i cili ka ndarë 4 sekrete.
Banorët nuk e gjetën dot ndaj edhe Luizi ka rrëfyer se ai sekret i përkiste atij. Duke qeshur ai tha se nuk ka 1 por plot 4.
1-“Kam tentuar t’i marrë jetën vetes”
2-“Kam flirtuar me mamanë e një shoku”
3-“Jam dashuruar në Big Brother”
4-“Njëra më ka paguar udhëtimin për në Zvicër”
Gjithsesi, ka aludime se kjo nuk është e vërtetë dhe se Luizi e bëri për lojë.