970×90
970×90

Sindikata e Punëtorëve te RTK-së reagon për sulmin ndaj gazetarit Alban Selimi

Sindikata e Punëtorëve te RTK-së reagon për sulmin ndaj gazetarit Alban Selimi

 

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, ka marrë me shqetësim të madh zjarrëvënien nga persona ende te panjohur në shtëpinë e gazetarit Alban Selimi, duke ja rrezikuar jetën dhe familjen e tij.

Situata rendohet edhe me tej kur kërcënuesit shkruajnë mesazhe kërcënuese ndaj tij. Ai ditën e sotme ka marrë një mesazh me përmbajtje të rëndë në dyert e shtëpisë së tij. Ky veprim vjen pas kërcënimit që i njëjti mori ditë më parë me djegien e garazhit të
shtëpisë së tij.

Sindikata kërkon nga Policia e Kosovës, që ta hetojnë këtë rast dhe kërcënuesit të dalin para drejtësisë.

Sindikata vlerëson lartë punën e kolegut Selimi, dhe gjithë redaksisë të emisionit hulumtues “Udhëve” në RTK.

Kërcënimet ndaj punës së gazetarëve nuk do të mund ti ndalin ata në raportimin e të gjitha ngjarjeve me interes për vendin tonë, pavarësisht nivelit dhe kush është i përfshire në to.

Me respekt,
Kryesia e SPERTK-së
Prishtinë, 18.03.2023

Related posts