![Gruda i PDK-së: Ajo që duhet të shkarkohet është Albulena Haxhiu](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/03/4D063D22-4A03-4AAB-9CBB-3D8A56B86C6C.jpeg)
Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, ka reaguar pas shkarkimit të kryeinspektorit në Ministrinë e Drejtësisë, Ylber Topalli.
Gruda në një reagim në Facebook ka shkruar se shkarkimi i Topallit është një goditje e ulët që bëhet ndaj tij, dhe qartazi një tentim për të ikur nga përgjegjësia që ka Ministrja e Drejtësisë për skandalin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari.
Ai ka shtuar se ajo që duhet të shkarkohet është ministrja Haxhiu.
“Mjaft e përdoret Astrit Deharin për politikat partiak, mjafte me goditje ndaj njerëzve meritor për lirin dhe pavarësinë e Kosovës. Ajo që duhet të shkarkohet është Ministrja e Drejtësisë”, ka shkruar Gruda.
Postimi i plotë:
Ylber Topalli e ka paguar lirinë e Kosovës me gjymtyrët e tij. Shkarkimi nga pozita e kryeinspektorit është një goditje e ulët që bëhet ndaj tij, dhe qartazi një tentim për të ikur nga përgjegjësia që ka Ministrja e Drejtësisë për skandalin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari.
Albulena Haxhiu është tash e dy vite Ministre e Drejtësisë, deri tani Ylber Topalli nuk ishte problem, tani që u zhduken mostrat brenda Ministrisë së Drejtësisë, do të krijojë një fajtor, të zhvendosin fajësinë.
Mjaft e përdoret Astrit Deharin për politikat partiak, mjafte me goditje ndaj njerëzve meritor për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.
Ajo që duhet të shkarkohet është Ministrja e Drejtësisë.