Sipas gazetarit Baton Haxhiu, jo vetëm Albin Kurti ka faj për pozitën e Kosovës në procesin negociator.
Haxhiu ka vazhduar avokimin e tij për të pranuar Propozimin Evropian. Por, kur foli për dëmtimin e pozicionit të Kosovës, ai i hodhi faj të paktën dy kryeministrave përveç Kurtit megjithëse nuk i përmendi me emër.
Ky është komunikimi që kishte me moderatorin Leonard Kërquki gjatë emisionit Pressing.
“E dimë kush e ka fajin, faj edhe më të madh se Albin Kurti. E dimë, se po pritoj me polemizu…” – tha z. Haxhiu.
“Ramush Haradinaj?” – e pyet moderatori.
“Jo vetëm ai, edhe një tjetër!” – thotë Haxhiu.
“Cili, Isa Mustafa?” – e pyet sërish moderatori.
“Jo, ai është në rregull. Është edhe një tjetër.” – shprehet ai.
Megjithatë, ai e mohon se ishte fjala për Hashim Thaçin.
“Për mu, z. Kurti në ditën kur shkon në Ohër duhet të jetë i gatshëm ta thotë “PO”-në.” – vazhdoi Haxhiu në fjalën e tij.
Haxhiu foli edhe për pasojat eventuale që mund t’i kishte Kosova në rast se refuzonte, dhe kur u pyet për gjëra konkrete i dha moderatorit Kërquki një dokument.
“Kosova mund të shohë prapakthim në disa fusha,”– lexohej mes tjerash ai.