970×90
970×90

“Ia ninë krismën në fund të prillit”: Analisti thotë se Kurti mund të futet në “listë të zezë” nëse e dështon marrëveshjen

“Ia ninë krismën në fund të prillit”: Analisti thotë se Kurti mund të futet në “listë të zezë” nëse e dështon marrëveshjen

Në emisionin më të ri debatues “Politiko” është bërë një pretendim i fortë nga njëri prej analistëve: Fatmir Sheholli. Sipas tij, Kurti mund ta pësonte rëndë nëse dështonte në procesin e dialogut.

Sheholli u shpreh se Kurti mund ta shihte veten pjesë të listës së zezë nëse konsiderohej fajtor për dështimin e marrëveshjes.

“Çka ka lidhje me Ohër se kush ka votu e çka ka votu? Na po flasim për dështimin… Lej sanksionet se na i fusin edhe neve sanksionet nëse… nëse… Ke mi pa kryeministrin e Kosovës, nëse ia bëjnë me gisht që është fajtor, ke me pa në listë të zezë amerikane. Pra, do të ketë sanksione shumë të rënda, të cilat do të zbatohen menjëherë.” – u shpreh fillimisht analisti Fatmir Sheholli.

“Ka kush e rrëzon Kurtin, e ka kush e shtin në listë të zezë,” – vazhdoi më tej ai.

“Ia ninë krismën në fund të prillit,” – pretendoi ai.

Related posts