970×90
970×90

Ka jap dorëheqje drejtori i odës së avokatëve

Ka jap dorëheqje drejtori i odës së avokatëve

Pas raportimeve mediale për disa shkelje ligjore, ka dhënë dorëheqje drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri.

Këtë e ka bërë të ditur OAK-u, përmes një komunikate.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, pas publikimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” të shtunën me datë 11.03.2023 në KTV, njofton të gjithë avokatët dhe publikun e gjerë si dhe bënë me dije se: Bazuar në pretendimet e dhëna në këtë emision, sot në mëngjes Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi me tu paraqitur në zyrat e OAK-së, ka ftuar në takim Drejtorin Ekzekutiv, nga i cili ka kuptuar se i njëjti ka ofruar dorëheqjen e tij. Oda e Avokatëve të Kosovës, siguron të gjithë anëtarësinë e saj dhe opinionin e gjerë se do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallim, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi, dhe do të mbështes profesionit e avokatit në kuadër të misionit të saj, kushtetues dhe ligjor.”

Related posts