![Tronditet Tirana: Vritet një grua në lokal, mes të plagosurve edhe një fëmijë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/03/E5DA0BD2-77C6-4344-A0AD-AD0F603394BB.jpeg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Nga të dhënat e para, mësohet se ka pasur të shtëna në një lokal dhe për pasojë plumbat kanë kapur banakieren duke i marrë jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona të tjerë.
Mësohet se mes të plagosurve është edhe një fëmijë, i cili ka marrë një plumb në këmbë.
Lokali është në pronësi të Fatjon Murati, i cili është vënë në pranga në tetor të vitit të kaluar pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik, a2news.com.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqartë.