970×90
970×90
970×90
970×90

“Bechtel Enka” fshinë 53 milion euro, e falenderon qeverinë

“Bechtel Enka” fshinë 53 milion euro, e falenderon qeverinë

BEGP është e gëzuar që çështja e kostove shtesë të pësuara nga BEGP duke punuar brenda ndarjes së kufizuar buxhetore të Qeverisë së Kosovës – dhe ri-organizimi i nevojshëm i punëve për t’u përshtatur me mungesat e alokimit të buxhetit për projektin – më në fund është zgjidhur”, thuhet në kumtesën për media.

Tutje, sipas kompanisë vendimi i Qeverisë nuk pasqyron kostot e plota të tyre që lidhen me zgjatjen e punëve, por ai është rezultat i bashkëpunimit afatgjatë me Qeverinë e Kosovës.

“BEGP vazhdon të përqendrohet në përfundimin e autostradës dhe është e përkushtuar që t’i japë qytetarëve të Kosovës një tjetër projekt të rëndësishëm infrastrukturor kombëtar që lidh Kosovën me rajonin dhe BE”, thuhet tutje në njoftim.

“Bechtel Enka” ka bërë të ditur se më 14 qershor do të lëshojnë për qarkullim një lidhje tjetër të autostradës, e cila çon në destinacionin turistik të Brezovicës dhe maleve të Sharrit.

Së bashku me Qeverinë, “Bechtel Enka” do të nis një fushatë kombëtare mbi “Vozitjen e Sigurt”, duke e ftuar publikun që t’i thotë “Jo” Shpejtësisë dhe “Po” Sigurisë në Rrugë.p

Related posts