
Shkelje në konkursin për Zyrën e Auditorit në kompaninë rajonale të ujësjellësit “Gjakova”. Punëtorja e padit kompaninë.
Që nga viti 2018, është punëtore e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.
Madje, Shqipe Beqa për më shumë se një vit, ishte në pozitën e ushtrueses së detyrës në zyrën e auditorit.
Megjithatë, me hapjen e konkursit për këtë pozitë Beqa konsideron që i’u bë shkelje.
Për këtë ajo ka dërgoi ankesë në Inspektoratin e Punës.
E pas pranimit të ankesës, Inspektorati morri një vendim, mirëpo i njëjti nuk po respektohet tash e dy muaj.
Për këtë Beqa po kërkon drejtësi.
Mirëpo cilat janë hapat që duhet të ndërmerren në këtë rast sipas saj?
Televizioni ka dërguar pyetje në K.R.U Gjakova, por te njejtit, nuk kanë dhënë detaje për rastin.
Ndërkaq lidhur me rastin e veprës penale “Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore” nga Prokuroria Themelore në Gjakovë kanë treguar se në koordinim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore lidhur me këtë rast.