970×90
970×90
970×90
970×90

Ramush Haradinaj nga Prekazi: Prej këtij vendi nisemi më të fortë për të gjitha sfidat

Ramush Haradinaj nga Prekazi: Prej këtij vendi nisemi më të fortë për të gjitha sfidat

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ish-kryeministri Haradinaj tha se Prekazi është vendi ku ka ndodhur kthesa vetëdijes tonë kombëtare.

“Sot më 5 mars me bashkëluftëtar nga gjitha trevat e Kosovës dhe trojet shqiptare, me kolegë deputetë, kryetar të komunave, të rinj e të reja po nderojmë këtu në Prekaz, në vendin ku ka ndodhur kthesa e vetëdijes tonë kombëtare, e vetëdijes për çlirim, ku i gjithë populli pranoi kushtrimin prej këtu për të luftuar deri në çlirim, Në këtë vend pushojnë legjendarët tanë, komandanti ynë, Adem Jashari dhe familja Jashari, po ashtu prej këtij vendi nisemi më të fortë çdoherë për të gjitha ato sfida e punë që na presin”, tha Haradinaj.

Homazhe në Prekaz po bëjnë edhe qindra qytetarë nga gjithë vendi dhe rajoni.

Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars do të organizojë manifestimin gjithë popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Sot do të nisin homazhet në Prekaz, derisa në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, duke filluar prej orës 12:00 do të zhvillohet ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së.

Kurse, nesër do të vazhdojnë homazhet në Prekaz, pastaj Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne, e pasdite do të mbahet Akademi Përkujtimore.

Ndërsa, më 7 mars do të mbahet nata e zjarreve në Prekaz, si dhe një program artistik në sheshin e Skenderajt. /KP

Related posts