Komuna e Junikut, përmes një deklarate zyrtare, thotë se Granti i Performancës, i cili u nda gjatë ditës së djeshme nga MAPL, i përket vlerësimit të vitit 2021.
“Të nderuar qytetarë të komunës së Junikut, për hirë të obligimit ndaj jush për të qenë transparent, si qytetarë të Junikut dhe obligimit ndaj jush, ne po ju japim sqarime në lidhje me lajmet e pavërteta dhe totalisht të pabazuar duke ju keq informuar në lidhje me Grantin e Performancës .
Grandi i përformancës për të cilën po flasin në media të Facebook është vlerësimi për vitin 2021, ndërsa për vitin 2022 ende nuk ka filluar raportimi.
Duhet theksuar se në vitin 2020, 2021- viti për të cilin në media po paraqesin lajme amatoreske kinse përformanca e vitit 2022, ky informacion është totalisht i gabuar dhe janë lajme të pavërteta.
Komuna e Junikut me datën 18.10.2022 ka pranuar shkresën zyrtare në lidhje me Grantin e Përformancës 2023 për vitin raportues 2021. Ne do të mundohemi që komunën e Junikut t’a ngritim nga rënja e përformancës së dobët të viteve 2019, 2020, 2021, e cila na dëmton edhe neve si qeveri komunale sepse për shkak të përformancës së dobët të vitit 2020, 2021 nuk kemi asnjë projekt të financuar nga ky grand për vitin 2022, 2023″ thuhet në njoftimin e Komunës.
E njëjta ka bashkëngjitur edhe deshmi nga vlerësimi.