![Prokuroria e Hagës publikoi emrat e rreth 70 viktimave në rastin e krerëve të UÇK-së: Detaje të reja në aktakuzë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/03/EC765FC3-E601-4B94-9FC1-73C4F8B8FFCF.jpeg)
Prokuroria e Specializuar në Hagë ka publikuar emrat e rreth 70 viktimave të pretenduara në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në lokacione të ndryshme të Kosovës, janë publikuar emrat e shqiptarëve e serbëve për të cilët Prokuroria pretendon se kanë qenë viktima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nacionale më herët raportoi për disa nga emrat që ka publikuar Prokuroria e Specializuar:
Në rajonin e Drenasit viktimat që pretendohet janë vrarë janë: Emin Emini, Ibuzh Hamza, Hyzri Hajziri, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashit, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri, Hasan Hoxha dhe Ajet Gashi.
Ferizaj: Dimko Parliq, Rrahim Elezi, Riza Kiki, Faik Reci, Nezir Tropojani.
Gjakovë: Nenad Remistar, Skender Kuqi, Pal Krasniqi, Mirko Joviq, Dzemo Zuljiq.
Lipjan: Arben Avdyli, Ymer Xhafiqi, Sherafedin Ajeti, Veljko Markoviq, Nebojsa Gjuriqiq.
Emra të tjerë disa janë të redaktuar e disave nuk iu dihet identiteti, por aktakuzën e ndryshuar bashkë me të gjitha detajet mund ta lexoni KËTU.
Në aktakuzën më pak të redaktuar që e ka publikuar Prokuroria e Specializuar, tregohen edhe veprimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në disa prej pikave, ish-udhëheëqsit e UÇK-së akuzohen për veprime direkte, kurse në disa të tjera akuzohen në kuadër të zinxhirit komandues për mosveprim.
Fillimisht në nisje të aktakuzës tregohen pozicionet e secilit prej të akuzuarve në UÇK, the rolin e tyre gjatë kohës së luftës. E më pas tregohen për krimet të cilat krerët e UÇK-së akuzohet se i kanë kryer.
Ja si e paraqet në një shembull Gjykata Speciale, pjesëmarrjen direkte të Thaçit e të tjerëve, në njërin prej krimeve të pretenduara.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, morën pjesë personalisht në trajtimin e kundërshtarëve në terren duke marrë pjesë në frikësimin, marrjen në pyetje, keqtrajtimin dhe ndalimin e kundërshtarëve. Në qershor 1998, dy kundërshtarë të cilët ishin arrestuar, janë marrë në pyetje dhe në një rast janë rrahur rëndë nga anëtarët e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale në shtabin e Drenocit. Më pas u dërguan në drejtim të Shtabit të Pëgjithshëm që drejtohej nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, dhe ku Rexhep Selimi ishte personalisht i pranishëm. Më pas, për ta nuk u pa e as dëgjua më”, thuhet në një pjesë të aktakuzës me më pak redaktime, transmeton Nacionale.
Raste të ngjashme, Prokuroria pretendon se janë kryer në shumë zona.
“Më ose rreth datës 20 shtator 1998, Hashim THAÇI dhe Rexhep SELIMI, së bashku me anëtarët dhe mjetet e tjera të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, përfshirë Sabit GECI, morën pjesë dhe udhëhoqën arrestimin, ndalimin dhe frikësimin e 13 anëtarëve të një delegacioni parlamentar që ishin në një vizitë humanitare në Qirez. /Ćirez. Hashim THAÇI dhe Rexhep SELIMI ishin të pranishëm si në vendin e arrestimit në Qirez/Ćirez ashtu edhe në Baicë, ku më pas të arrestuarit u transferuan, u rrahën dhe u morën në pyetje. Në kuadër të kësaj ngjarjeje, pasi anëtarët e delegacionit ishin rrahur rëndë dhe kishin lëndime të dukshme, Hashim THAÇI dhe Sabit GECI i morën në pyetje anëtarët e delegacionit, duke përfshirë edhe kërkesën që të hiqnin dorë nga Ibrahim RUGOVA dhe LDK-ja dhe të jepnin dorëheqje nga funksionet e tyre parlamentare. Para lirimit të të arrestuarve, Rexhep SELIMI ua ktheu kartat e identifikimit. Në një moment gjatë ndalimit, Sabit GECI, në prani të Hashim THAÇIT, deklaroi se do të vriste një anëtar të delegacionit. Më vonë, pak para se anëtarët e delegacionit të liroheshin, Hashim THAÇI iu drejtua një anëtari të delegacionit me fjalët ‘edhe nëse je i lirë tani, mund të të vrasim në Prishtinë’”, thuhet në një pjesë të aktakuzës.
Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së pritet të fillojë më 3 mars.
Emrat and viktimave
Në disa prej pikave të tjera të aktakuzës, nuk përmenden për veprime direct ish-krerët e UÇK-së. Përmenden emrat e Sylejman Selimit, Sabit Gecit e të udhëheqësve të tjerë të UÇK-së. Dy nga viktimat që përmenden në rajonin e Suharekës janë Latife dhe Rrushe Kololli.
“Midis 4 korrikut 1998 dhe shtatorit 1998 dhe rreth datës 28 apo 29 prill 1999, anëtarë të caktuar të UÇK-së arrestuan së paku dymbëdhjetë persona pa proces të rregullt ligjor në disa lokacione në Budakovë/Budakovo, në në një shtë shtëpi në pronësi të Jahir KOKOLLARI-t dhe një shtëpi në pronësi të Bajram PALUSHI. Ndër të arrestuarit ishin [REDAKTUAR], Latife dhe Rushe KOLOLLI, [REDAKTUAR]. Të arrestuarit, të cilët u mbajtën për periudha të ndryshme kohore, u ndaluan fizikisht dhe u mbajtën në dhoma të mbyllura dhe nën roje të armatosur. Menjëherë pas ndalimit në Budakovë/Budakovo, së paku një nga të arrestuarit, përkatësisht, [REDAKTUAR], u transferua në në një shtëpi në Semetishtë/Semetište dhe po ashtu u mbajt aty nga 19 deri më 20 gusht 1998. Në këto ndalime u përfshinë shumë anëtarë të UÇK-së, duke përfshirë pjesëtarë të të Brigadës 123 në Zonën Operative të Pashtrikut”, thuhet në një pjesë të aktakuzës.
“Më 26 korrik 1998 ose rreth kësaj date, kur forcat serbe filluan një ofensivë, disa pjesëtarë të UÇK-së morën afërsisht 30 të burgosur nga Llapushniku/Lapushniku në malet e afërta të Berishës/Beriša dhe i ndanë në në dy grupe. Njëri grup u zgjidh dhe u lirua, të arrestuarit e grupit tjetër u qëlluan dhe u vranë. Trupat e të arrestuarve Emin EMINI, Ibush HAMZA, Hyzri HAJRIZI, Shaban HOTI, Safet HYSENAJ, Bashkim RASHITI, Lufti XHEMSHITI, Shyqyri ZYMERI dhe Hasan HOXHA më pas u zhvarrosën dhe u nxorrën nga malet e Berishës”, thuhet në një pjesë të aktakuzës.
Nga mbi 70 emrat e viktimave që janë publikuar, ka shqiptarë e serbë. Publikimi i këtyre emrave vjen në kohën kur pritet nisja e gjykimit, the Prokuroria e Specializuar ka dorëzuar aktakuzë më pak të redaktuar lidhur me këtë rast.