![Kapen 8.8 tonë drogë në Ekuador në vlerë 330 milionë euro, e kishin fshehur në banane](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/CDFC5D35-3A7B-476A-BCAB-7A1FDF6F6864.jpeg)
Komandanti i Policisë, Fausto Salinas, ka thënë se droga mund të arrinte vlerën e 330 milionë dollarëve po të arrinte te destinacioni i paraparë.
Ekuadori është bërë një prej shteteve kryesore tranzite për kokainën e prodhuar nga shtetet fqinje të saj si Peru e Kolumbi.
Vitin e kaluar, më tepër se 200 tonë kokainë janë kapur në Ekuadori, shumica prej kësaj në portin e Guayaquilit.
Pasi Ekuadori është eksportuesi më i madh i bananeve nëpër botë, trafikuesit e drogës tentojnë shpesh ta fshehin drogën nëpër banane, që më pas nisen nga porti Guayaquil për në Evropë.
Droga e kapur kishte destinacion Belgjikën.