970×90
970×90

Gjasat e vogla të arrihet sot ndonjë marrëveshje në Bruksel

Gjasat e vogla të arrihet sot ndonjë marrëveshje në Bruksel

Gazetari dhe komentatori politik, Arben Ahmeti duke folur në një lidhje direkte nga Brukseli për edicionin special të Kanal 10 ka deklaruar se gjasat për një marrëveshje mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq siç shihet janë të vogla.

Sipas Ahmetit në takimin e sotëm Kurti-Vuçiq, kryeministri Kurti do të paraqes  një propozim për zgjerim të kompetencave për të gjitha komunat e Kosovës, duke përjashtuar kështu një asociacion të veçantë për komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Takimet e sotme, sipas Ahmetit karakterizohen me një presion të madh ndaj të dy palëve për të pranuar planin franko-gjerman.

Bazuar në të gjitha zhvillimet që po ndodhin atje sipas Ahmetit gjasat janë të vogla që të këtë një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Related posts