Ndërfaqja One UI 5.1 e bazuar në Android 13 të Samsung, e cila debutoi në telefonat e mençur të serisë Galaxy S23 të zbuluar në fillim të këtij muaji, tani është duke u shfaqur për Galaxy M53 në dy rajone, me shpërndarjen që pritet të zgjerohet së shpejti edhe në rajone të tjera të tregut evropian.
Përditësimi One UI 5.1 për Samsung Galaxy M53 vjen me versionin e firmuerit “M536BXXU2CWB3” dhe kodin e sigurisë Android të shkurtit 2023.
Samsung ka lëshuar përditësimin One UI 5.1 e ka lëshuar edhe për seritë Galaxy Z Flip3 dhe Galaxy S21 në SHBA. Është duke u shpërndarë për njësitë Galaxy Z Flip3 të kyçura në rrjetin e Xfinity Mobile me versionin e firmuerit “F711USQU3FWB1”, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Telefonat Galaxy S21, Galaxy S21+ dhe Galaxy S21 Ultra të kyçura gjithashtu në rrjetin e Xfinity Mobile po marrin përditësimin me firmuerin “G99xUSQU5EWAI”, ndërsa pajisjet e kyçura në rrjetet e tjera të operatorit celular duhet të marrin së shpejti One UI 5.1.
Përditësimi One UI 5.1 për treshen Galaxy Z Flip3 dhe Galaxy S21 gjithashtu rrit nivelin e kodit të sigurisë Android në telefonat e mençur në versionin e shkurtit 2023.
Nëse nuk e keni marrë ende përditësimin e One UI 5.1 në telefonat tuaj, mund ta kontrolloni manualisht duke shkuar te menyja Cilësimet > Përditësimi i softuerit të telefonit tuaj.