970×90
970×90
970×90
970×90

Një person vdiq, tre të lënduarit nga aksidenti në Kamenicë janë në gjendje të rëndë

Një person vdiq, tre të lënduarit nga aksidenti në Kamenicë janë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11 në fshatin Hodonovc të Kamenicë. Nga ky aksident një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Në mesin e të lënduarve është një nënë me fëmijën e saj dhe një person i moshës 20 vjeçare. Që të tre të lënduarit u dërguan nga Spitali i Gjilanit për në QKUK për shkak të gjendjes së tyre të rëndë.

Nga spitali thonë se gjendja e nënës dhe foshnjës së saj vazhdon të jetë kritike.

Në gjendje të rëndë vazhdon të jetë edhe personi i tretë i moshës 20 vjeçare.

Aktualisht, të gjithë të lënduarit po trajtohen në Klinikën Emergjente.

“Zyra për Informim e ShSKUK, ju konfirmon se rreth orës 14:00, në Klinikën Emergjente kanë ardhur 3 pacientë të lënduar si pasojë e aksidentit në trafik, dy prej tyre në gjendje kritike,  kurse personi tretë në gjendje  të rëndë. Ekipet mjekësore emergjente kanë ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore. Fëmija 1 vjeç, në gjendje  kritike, një paciente e datëlindjes 1990, po ashtu në gjendje  kritike. Pacienti i datëlindjes 2003, në gjendje të rëndë. Aktualisht, të gjithë po trajtohen në Klinikën Emergjente“, bëri të ditur zyra e SHSKUK-së për Insajderin.

Related posts