Pas një shkrimi të postuar nëpër media të ndryshme të Kosovës për Edon Zhegroven ku thuhet se FC Prishtina i ka siguruar atë vizën ka reaguar menaxheri i Edon Zhegrovës, Xhevat Abazi
Abazi në këtë reagim i ka quajtur të gjitha këto të pavërteta për atë që KF Prishtina ka thënë për Zhegrovën.
Për më shumë lexojeni reagimin e Xhevatit:
Nisur nga një shkrim në një portal të afërt me FC Prishtinën, kam vendosur të bëjë këtë reagim, për të treguar të vërtetën e transferimit të një lojtari nga i cili Kosova pret shumë, Edon Zhegrova.
Në shkrimin në fjalë thuhet se Zhegrova është dërguar në Belgjike nga klubi i Prishtinës, madje që Kryetari i këtij klubi që është edhe pronar i portalit që ka bërë shkrimin paska intervenuar deri te Qeveria për t’ ia siguruar vizën Edonit, por asnjë prej këtyre që thuhen nuk janë të vërteta.
Edon Zhegrova dhe familja e tij kanë një bashkëpunëtor që i përfaqëson e ai jam unë Xhevat Abazi, që jam menaxheri i Edonit që nga mosha 15 vjeçare dhe që kam siguruar transferimin e tij në Belgjikë e po ashtu edhe punësimin e babait të tij në këtë vend.
Lidhja e vetme e FC Prishtinës me transferimin e Edonit në Belgjike ka të bëjë me përfitimin që ky klub ka pasur nga transferimi i tij. Sido edhe pse ai shkrim me duket shumë absurd, unë i kuptoj ambiciet e zyrtareve të klubit dhe pronarit të atij Portali që të marrë meritat për zhvillimin e një super lojtari siç është Edoni, që si futbollist është rritur te klubi i Flamurtarit para se të kalonte një periudhe të Prishtina.
Ai shkrim më shumë të pavërteta shkon edhe më larg, saqë thuhet se zyrtaret e FC Prishtinës e paskan bindur Edonin që të vendos të luaj për Kombëtaren e Kosovës, nëpërmjet një takimi me trajnerin e grupmoshës U-21.
Por e vërteta edhe në këtë çështje është tërësisht tjetër, Zhegrova vendimin definivit dhe të pakthyeshem për të luajtur për Kosovën e ka marrë shumë shpejt pas takimit me Kryetarin e Federatës se Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, siç edhe shihet në këtë foto dhe siç është informuar opinioni në atë kohë.
Prandaj dua shfrytëzojë rastin që t’ u bëjë thirrje zyrtarëve të atij klubi por edhe të tjerëve që të mos provojnë të përfitojnë nga puna e dikujt tjetër, sepse mbi te gjitha vetëm sa po zbulohen çdo ditë e më shumë se çfarë soji janë. /GazetaExpress/
Me respekt, Xhevat Abazi, menaxher i Edon Zhegroves.p