970×90
970×90

Hisen Berisha i lyp fer deputetit të Vetëvendosjes: Hajde dalim jashtë

Hisen Berisha i lyp fer deputetit të Vetëvendosjes: Hajde dalim jashtë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti duke thënë se po ndërhynë direkt në rastin e Astrit Deharit.

Berisha paraqiti dy parakushte me të cilat sipas tij mund të zbardhet rasti Dehari.

“Janë dy parakushte për me e zbardhë rasin e Astritit. Është zbardhja e sulmeve terroriste mbi instituconet e Kosovës, përkatësisht presidencën. Por, këtë nuk pres ta zbardhni. Kusht i dytë është zbardhja e vetëvrasjes së Arbënorit”, deklaroi Berisha.

Pas kësaj, ai është penguar nga deputetët e LVV-së dhe ministrja Haxhiu, që të vazhdojë fjalën e tij.

Deputeti Berisha iu kthye njërit prej deputetëve të pushtetit se “nëse ke diçka personale dalim jashtë”.

Sot gjatë seancës së Kuvendit, Berisha ka thënë se interesi politik i Lëvizjes Vetëvendosje është që ky rast të mos zbardhet.

Related posts