![Deklarohet avokati i Adil Behramajt](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/8123033B-8446-4949-9FE3-8964891B0048.jpeg)
Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, sot është bastisur banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili tashmë mbanë pozitën e drejtorit të portalit demokracia.com.
Avokati i Behramajt, Artan Çerkini është deklaruar për media. Ai tha bastisja në shtëpi të Behramajt është bërë me një arsyetim se po hetohet lidhur me dyshimin për një vepër penale e cila sipas tyre, hyn në juridiksionin e Dhomave të Specializuara.
Por tha se është shumë herët të thuhet se kjo ka të bëjë me gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Tutje, gazetarja Laura Çelaj tha se veturat e EULEX’it kanë qëndruar për pak kohë në parkingun e banesës së Adil Behramajt.
Aktualisht thotë se veturat e EULEX‘it janë larguar dhe para banesës së tij nuk është duke qëndruar askush.