![Edhe pas 8 orësh vazhdon bastisja e ish-këshilltarit të Thaçit](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/9CA1CEFF-7D59-478E-A1BF-825966E2ADD8.jpeg)
Kanë kaluar më shumë se tetë që kur ka nisur bastisja e banesës së pronarit të Demokracia.com, Adil Behramaj.
Edhe pas gjithë këtyre orëve Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe EULEX nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë aksion.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton hetimet e saj” – kanë thënë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Një bastisje e tillë është e paprecedent. Në afërsi të banesës së Behramajt gjenden forca të shumta të Policisë së EULEX dhe Policisë së Kosovës.