970×90
970×90
970×90
970×90

Veseli me lajme të mëdha nga Austria, liberalizimi i vizave ndodhë në fund të vitit

Veseli me lajme të mëdha nga Austria, liberalizimi i vizave ndodhë në fund të vitit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është në Austri së bashku me një grup deputetësh për të lobuar për liberalizimin e vizave.

Veseli është takuar me homologun austriak, Ëolfgang Sobotka ku ka marrë përkrahje drejt integrimeve evropiane, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se “Ne presim që në fund të këtij viti qytetarët tanë të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen”.

Shkrimi i plotë i Veselit në Facebook:

Kemi nevojë për përkrahjen e Austrisë në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane. Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe qytetarët tonë meritojnë të lëvizin lirshëm në Evropë. Ne presim që në fund të këtij viti qytetarët tanë të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen. Falënderoj homologun tim austriak Ëolfgang Sobotka i cili u zotua për mbështetje meritore në përcaktimin tonë që përputhet me pritjet e të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Po ashtu me përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare dëshmuam frymën e konsensusit dhe unitetit i cili na duhet më së shumti në këtë proces.

Related posts