![Ende po vazhdon bastisja në banesën e tij, flet avokati i ish-këshilltarit të Thaçit](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/5C80F8D2-7ACA-46F4-BEE7-0C40C5DDC65F.jpeg)
Mëngjesin e sotëm, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, është bastisur shtëpia e ish- këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Bastisjen e ka konfirmuar avokati i Behramajt, Artan Çerkini.
Çerkini tha bastisja po vazhdon akoma, derisa tha se nuk mund të japë detaje derisa të përfundojë aksioni.
“Po, unë kam qenë në cilësinë e avokatit Behramaj. Bastisja është në rrjedhje e sipër. Deri më tani janë duke u kryer veprimet e bastisjes. Deri të përfundojë bastisja nuk mund të deklarojë më shumë se kaq”, tha ai për Express.