Peci shkarkon këshilltarin e tij pasi u shpall fajtor për falsifikim votash Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka shkarkuar këshilltarin e tij, Enis Osmanin. Kjo pasi Osmani e ka pranuar fajësinë për akuzën e falsifikimit e rezultateve të votimit. Ai është dënuar me 1 mijë e 500 euro. Këtë e ka kofnirmuar vetë Peci gjatë një konference për media. “Shumë shkurt, personi në fjalë nuk do të jetë pjesë e kabinetit prej muajit të ardhshëm”, ka thënë Peci, të mërkurën. Osmani është shpallur fajtor për këtë vepër të cilën e ka kryer në vitin 2017.