![Besnik Bislimi ndjek nga afër një ndeshje futbolli, nuk çohet në këmbë kur intonohet himni i Kosovës e ai i Gjermanisë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/B2A8D7B7-588D-4D22-A1F6-5EE0C2734F76.png)
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi sot është parë duke ndjekur nga afër një ndeshje futbolli që po zhvillohej mes futbollisteve veteranë të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë, shkruan Reporteri.ne.t
Në pamjet e kapura nga të pranishmit shihet se Bislimi nuk e ka parë të udhës të ngrihet në këmbë në momentin kur është intonuar himni i Kosovës, e po ashtu edhe ai i Gjermanisë.
Ndeshja miqësore mes futbollisteve veteranë të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë është zhvilluar sot dhe është pjesë e kalendarit të aktiviteteve të MKRS-së për 15-vjetorin e pavarësisë.