Është zbuluar që ylli i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christian Pulisic do të duhej të largohej nga Chelsea këtë dimër po që se nuk ishte lënduar në gju.
Në janar, Blutë shpenzuan shumë duke bërë transferime të mëdha, me sulmuesin Mykhailo Mudryk që kaloi në Londër për 89 milionë funte. Duket se arritja e ukrainasit hapi dyert për largimin e Pulisic por lëndimi i tij në gju ndryshoi planet.
“Ai ka mundësi të largohet këtë verë. Ata nuk pranojnë marrëveshje huazimi, ata kanë nevojë për dikë që ofrojnë 35-40 milionë euro për Pulisic. Ata ishin përgatitur që ta shesin edhe në janar para se ai të lëndohet. Plani ishte që Mudryk të vinte, kurse Pulisic të largohet”.
Ylli amerikan është lidhur me nja kalim të gjigantët e La Ligës, Atletico Madrid së fundi. Me këtë në tavolinë, ndoshta kalimi në Spanjë do të jetë opsion këtë verë, pasi që tmund të ndodh transferi i Joao Felix nuk mund të përjashtohet.
Para se të shkojmë të vendimi final për të ardhmen e tij, sulmuesi do të fokusohet që t’i kthehet formës, me Pulisic që kohëve të fundit paralajmëroi në Instagram që do të kthehet “së shpejti”.