![Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/BFA2A9E6-4985-47FD-8009-F508BEC3CEA3.jpeg)
Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të ketë mot të ngrohtë e kryesisht me diell. Të hënën ka mundësi për riga shiu, raporton Express.
Ditën e hënë kalimi i një sistemi frontal përgjatë rajonit sjell shtim të vransirave dhe kushte për riga lokale shiu. Nga dita e martë sërish priten më shumë kthjellime dhe temperatura ndjeshëm më të larta nga mesataret.
Gjatë ditës nivelet e koncentrimeve të ndotësve ajror do tëjenë në vlera të pranueshme, derisa orëve të mbrëmjes nën kushte të motit më të qetë, ndotësit shëno
18.02 – Në mëngjes në ultësira mundësi përmjegull/mjegullinë. Ditën ngrohtë e kryesisht me diell.
19.02 – Intervale më të gjata me diell dhe ngrohtë. Pasdite edhe vransira kalimtare.
20.02 – Më shumë vransira, e gjatë ditës mundësi edhe përriga lokale shiu.
21.02 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë gjatë ditës.
22.02 – Kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -1C e 3C, ndërsamaksimalet ndërmjet 14C e 16C, me një rënie të lehtë të hënën deri në 10C e 11C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi ejugperëndimi 3-8m/s, me hove deri në 11m/s ditën e diel.
Shtypja atmosferike vijon me vlera shumë të larta mbinormale, me tendencë të rënies graduale.