![Turqia goditet sërish nga një tërmet, nuk raportohet për viktima](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/2D1F16B7-8D7D-4DD0-BBCB-D35B4E4011AD.jpeg)
Turqia assesi të gjejë qetësi, pasi pak çaste më parë është goditur sërish nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5 magnitudë, raporton EMSC.
Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Antakya, në një thellësi prej 19 kilometrave.
Deri më tani nuk ka informacione nëse ky tërmet ka shkaktuar dëme materiale apo viktima.
![](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/2D1F16B7-8D7D-4DD0-BBCB-D35B4E4011AD-300x200.jpeg)
Kujtojmë që Turqia dhjetë ditë më parë u godit nga dy tërmete shkatërruese, me fuqi prej 7.8 dhe 7.6 magnitudë.
Si pasojë e këtyre tërmeteve që gjithashtu prekën edhe Sirinë, kanë humbur jetën mbi 41 mijë persona dhe qindra mijëra tjerë u lënduan.